LAJME

Si u zhvat katër herë biznesmeni Pëllumb Salillari?

Biznesmeni i ndërtimit Pëllumb Salillari, ka rënë pre e të paktën katër vjedhjeve përmes mashtrimit nga tre persona, të cilët tashmë qëndrojnë pas hekurave. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe t’i shkruanin biznesmenit të njohur mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen hetimore, ku thuhet se biznesmeni është mashtruar të paktën 4 herë, duke i marrë shuma të mëdha parash. Në dosje thuhet se të gjithë personat e përfshirë, kanë përfituar, pavarësisht pretendimeve të tyre, ndërsa kur bisedonin përmes mesazheve me Salillarin, hiqeshin si person me pushtet.

“Nga aktet provohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me këto veprime korrekte, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë vjedhjeje përmes mashtrimit, pavarësisht pretendimeve të tyre, të gjithë pa përjashtim, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit e ashtu edhe të zbatuesit, për periudha të shkurtra kohore, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit të paktën në katër raste të provuara subjektin “Salillari” në Tiranë, duke konsumuar në këtë mënyrë plotësisht, elemente të figurës së veprës penale të ‘Mashtrimit’ në bashkëpunim edhe më shumë se një herë, sipas nenit 143/2 të Kodit Penal ‘Përvetësimi i pasurisë private ose publike, nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vetë ose persona të tjerë”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet ndër të tjera se në marrëdhënien e krijuar mes palëve, siç e tregoi edhe koha dhe veprimet e të arrestuarve, ka qenë qëllimi i posaçëm i tyre për të grabitur të dëmtuarin, duke u hequr si dikush tjetër me pushtet.

“Në këtë mënyrë, me dashje të drejtpërdrejtë dhe qëllim fitimi material apo monetar për vete, të lindura këto në momentin kur është realizuar marrja e pasurisë, ose të drejtat mbi të, të arrestuarit me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, në mënyrën dhe mjetet e përcaktuara më herët dhe të sipërpërmendura, kanë përfituar të gjithë”, citohet në dosje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

14 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

19 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago