FOTO&VIDEO

Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu ka folur krejtësisht jashtë profesionit të tij. Për të parën herë ai ka shprehur disa qëndrime të tij për politikën në Kosovë.

Për Vllasaliun, presidenti historik Ibrahim Rugova ishte i pakontestueshëm politikisht.

“Nëse flasim me dashurinë e asaj kohe, ka qenë sikur kur ke një prind, një kujdestar, për gjithçka. Ne në ato suaza që kemi jetuar, të okupuar, me vrasje të përditshme, me një dhunë të paparë dhe ti e ke pas një fytyrë të një njeriut, i cili me një qetësi jashtëzakonisht të madhe, megjithatë që nuk shpjegohet, është diçka…një energji, një rrezatim, e cila ta ka dhënë një siguri që po të qon diku, në një rrugë që është trajtuar për shumë njerëz si e pabesueshme, mirëpo në realiteti i pakontestueshëm politikisht”, tha ai në Klan Kosova.

Vllasaliu gjithashtu tha se njerëzit që dikur nuk arritën ta kuptonin politikën e Rugovës, sot shprehen se i njëjti ka bërë politik të mirë.

“E ke pasë të vetmin njeri që e ke pasë, të shprehemi me atë shprehjen e popullit, ‘ymyt’, dhe unë besoj që ajo është një ndër armët kryesore të Ibrahim Rugovës që ka ditë çka don dhe e ka mbërri çka ka dashtë”, u shpreh ai.

Vllasaliu poashtu u shpreh se sipas tij, Rugova është një ndër trimat më të mëdhenj shqiptarë, madje ai tha se të njëjtin e konsideron si “babanë e Kosovës”.

“Dashuria e tij për popullin e vet, për atdheun e vet, i ka mujtë të gjithë komponentët kundër tij, për arsye se ka qenë dashuri e sinqertë, jo dashuri e korruptuar, jo patriot me u zgju në mëngjes me shku në punë me shit patriotizëm”, shtoi ai.

“I pazëvendësueshëm! Mendoj që na ka fut në një rrugë…besoj që njerëzit gradualisht e kanë kuptu, kanë me kuptu, po e kuptojnë, kanë me kuptu edhe ata që nuk kanë dashtë. Ta thash në fillim Adnan, si prind, në kuptimin se prindi ta jep një shpresë, kur ke frikë veç thua ‘e kam prindin’, siç e kanë fëmija jonë sot, edhe na. Unë mendoj që Ibrahim Rugova është baba i Kosovës, në kuptimin e mirë t ë fjalës. Dhe njerëzisht shumë e kam dashtë!”, tha Vllasaliu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago