BOTA

Sinjal alarmi për Gjermaninë? Do t’ishkurtojë SHBA trupat?

Përplasja mes Merz dhe Trump duket se po ashpërsohet: Trump tani kërcënon të reduktojë praninë e trupave amerikane në Gjermani. Një vendim pritet të merret “së shpejti”. Nuk është kërcënimi i parë i Trump.

Sipas presidentit amerikan Donald Trump, SHBA po shqyrtojnë një reduktim të mundshëm të trupave në Gjermani. Një vendim pritet të merret së shpejti, shkroi ai në platformën e tij Truth Social. Njoftimi pason kritikat e ashpra të Trump ndaj kancelarit federal Friedrich Merz, pasi ky i fundit kishte shprehur rezervat e tij për ofensivën amerikane kundër Iranit. “Ai nuk ka asnjë ide se për çfarë po flet!”, shkroi Trump të martën për Merz, duke shtuar se “nuk është çudi që Gjermania po ecën kaq keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera”. Trump e akuzoi kancelarin se pranon që Irani të zotërojë armë bërthamore. Megjithatë, nuk dihet që Merz të ishte shprehur ndonjëherë në këtë mënyrë.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane nga mesi i prillit rreth 86 mijë ushtarë janë të dislokuar në Evropë, prej tyre afërsisht 39 mijë në Gjermani. Ky numër ndryshon rregullisht, edhe për shkak të rotacioneve dhe stërvitjeve.

Merz përpiqet të qetësojë situatën

Deklaratat e fundit të Trump, të lenë të kuptosh, se marrëdhënia personale Trump-Merz ka arritur në një pikë të re të ulët. Megjithatë, kancelari gjerman e kundërshtoi këtë përshtypje të mërkurën. “Marrëdhënia personale mes presidentit amerikan dhe meje – të paktën nga këndvështrimi im – mbetet e mirë dhe e pandryshuar”, tha ai. “Ne vazhdojmë të jemi në komunikim të mirë me njëri‑tjetrin.”

Për muaj të tërë, kancelari federal dhe presidenti amerikan kishin kultivuar një marrëdhënie relativisht të mirë. Së fundmi, megjithatë, Merz ndryshoi tonin dhe kritikoi hapur Uashingtonin. Ai akuzoi qeverinë amerikane se nuk ka një strategji daljeje për luftën me Iranin. Amerikanët, sipas tij, kanë hyrë në këtë luftë “qartazi pa asnjë strategji”, tha Merz gjatë një diskutimi me nxënës në Marsberg, në rajonin Sauerland. Kjo e bën edhe më të vështirë përfundimin e konfliktit. “Sidomos kur iranianët duket se po negociojnë shumë me zgjuarsi – ose po aq me zgjuarsi nuk negociojnë fare”, tha Merz. “Këtu po poshtërohet një komb i tërë nga udhëheqja shtetërore iraniane.”

Trump ka kërcënuar edhe më parë

Gjatë mandatit të parë Donald Trump (2017–2021) kishte paralajmëruar një reduktim të kontingjentit të trupave amerikane në Gjermani. Disa muaj përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump njoftoi se synonte të tërhiqte 12 mijë nga rreth 35 mijë ushtarë amerikanë që ndodheshin atëherë në Gjermani. Disa mijë prej tyre duhej të zhvendoseshin brenda Evropës, të tjerë të ktheheshin në SHBA. Trump e përshkroi atëherë këtë plan si ndëshkim për, sipas tij, shpenzimet shumë të ulëta të Gjermanisë për mbrojtjen. Pasardhësi i tij, Joe Biden, i ndaloi këto plane menjëherë pas marrjes së detyrës. /DW


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

5 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

5 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

14 orë ago