Volkswagen po synon të rikthejë identitetin e vet klasik duke marrë frymëzim nga modeli legjendar Golf Mk4 për gjeneratën e ardhshme Volkswagen Golf Mk9.
Shefi i kompanisë, Thomas Schafer, ka bërë të ditur se modeli i ri do të sjellë kthim te dizajni i njohur dhe i dashur nga fansat. Sipas tij, Golf Mk9 do të ndihmojë në rikthimin e identitetit të markës.
Zhvillimi i modelit është në fazë shumë të avancuar. Drejtori i zhvillimit, Kai Grunitz, ka deklaruar se projekti është rreth 96–97% i përfunduar. Vetura do të bazohet në dy platforma, një për motorë me djegie të brendshme dhe versione hibride dhe një tjetër elektrike.
Vitet e fundit kanë qenë të vështira për Volkswagenin, me rënie të shitjeve dhe humbje të pjesës së tregut. Disa modele të fundit nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe kanë larguar një pjesë të klientëve. Madje, kompania po shqyrton edhe uljen e prodhimit deri në 1 milion njësi.
Që nga marrja e detyrës në vitin 2022, Schafer ka premtuar ndryshime të mëdha. Shenjat e para janë parë me modelin Volkswagen ID.3 të përditësuar, i cili hoqi komandat me prekje që ishin kritikuar shumë. Edhe modeli i ardhshëm Volkswagen ID.Polo do të ndjekë të njëjtën filozofi më praktike.
E ardhmja e markës lidhet ngushtë me suksesin e Golfit të ri. Edhe pse nuk është më modeli më i shitur i Volkswagenit, rëndësia e tij mbetet shumë e madhe. Në fakt, Golf Mk9 mund të jetë po aq vendimtar për kompaninë sa ishte modeli i parë i vitit 1974.
Prototipe se si do të duket Golf 9, i frymëzuar nga 4-shi, ende nuk kanë dalë publikisht. Schafer ka thënë se prototipet fillestare që i ka parë në kompani janë mbresëlënëse.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…