KRYESORE

Sipas Britanisë, Agjencia Ruse e Inteligjencës do të organizojë një grusht shteti në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar – sipas britanikes “The Guardian” – beson se Agjencisë ruse së Inteligjencës (FSB) i është dhënë detyra të organizojë një grusht shteti në qytetet kryesore të Ukrainës.

Sipas kësaj analize, Rusia do të godasë fillimisht objektivat ushtarakë, më pas do të rrethojë kryeqytetin ukrainas dhe ndoshta qytete të tjera të mëdha.

Pas këtyre goditjeve, sabotatorët e FSB-së priten që të vendosin lidershipin pro-rus në Ukrainë.

Asnjë provë specifike që vërteton këtë plan me dy hapa nuk është paraqitur deri më tani, megjithatë ky konsiderohet nga Britania si plani kryesor i pushtimit.

Ai synon “ndryshimin e regjimit” në Ukrainë.

Në këtë mënyrë Rusia do të shmangë luftën e përgjakshme.

Britania dhe SHBA-të besojnë se Rusia ka mbledhur një ushtri të mjaftueshme për të pushtuar Ukrainën – kjo pasi grumbulloi më shumë se 135 mijë trupa rreth kufijve të saj.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha gjatë fundjavës se ai besonte se një sulm ishte “shumë i mundshëm”.

 

Të dyja vendet perëndimore kanë bërë një sërë paralajmërimesh rreth synimeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se Kremlin-i po planifikon operacione të “flamurit të rremë” (shërbimi i inteligjencës amerikanë tha kohë më parë se rusët po montojnë një video false të një sulmi ukrainas).

Kjo si një pretekst për pushtim.

Gjithashtu mendohet se një grup prej pesë ish-politikanësh kryesisht ukrainas janë rekrutuar për tu marrë pjesë në një grusht shteti.

Rusia mohon se ka ndonjë plan për të sulmuar fqinjin e saj jugor dhe i ka quajtur paralajmërimet perëndimore “histeri”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, gjithashtu ka kërkuar të zvogëlojë mundësinë e një pushtimi.

Ekziston gjithashtu skepticizëm në Ukrainë se do të ishte e mundur të instalohej ndonjë lidership pro-rus në Kiev dhe qytetet e tjera të mëdha të tij.

Por burimet perëndimore kanë frikë se presidenti Vladimir Putin nuk e ka vlerësuar thellësinë e opinionit në Ukrainë.

Një plan i ngjashëm me shumë hapa u përmend edhe nga tabloidi gjerman Bild në fillim të këtij muaji.

Agjencia e inteligjencës e Ukrainës (SBU) dhe të tjera kanë ekspozuar në mënyrë të përsëritur prova të ndërhyrjes së FSB-së në vend që nga fillimi i luftës me Rusinë në vitin 2014.

Në fund të vitit të kaluar, SBU tha se kishte zbuluar një komplot për të kontrabanduar eksplozivë në vend nga Krimea e pushtuar nga Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

24 orë ago