Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit të Kotorrit u gjend në një situatë të pazakontë mbrëmë kur po shpëtonte një polak i cili kishte humbur vetëm 20 metra larg autostradës.
Zjarrfikësit malazezë fillimisht menduan se ishte shaka, por rezultoi se nevojitej një ndërhyrje, të cilën e përshkruan në detaje në faqen e tyre në Facebook.
“Në orën 19:10, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit u informua nga policia se një person, një shtetas i huaj, po kërkonte ndihmë se kishte humbur në vendndodhjen rrëzë kodrës së Vërmacit. Ne e konsideruam vendndodhjen si një gabim, sepse ishte një pozicion 20 metra larg autostradës. Po, e lexuat mirë. Personi kishte humbur 20 metra larg autostradës”, tha shërbimi i kërkim-shpëtimit.
Dy pjesëtarë të ekipit shpëtuan me sukses polakun duke përdorur një dron me imazhe termike.
Ata theksojnë se këtë herë nuk ishte e nevojshme të përdorej helikopteri.
“Ishte një person i ri, mashkull (20 vjeç) – me kombësi polake”, deklaruan ata.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…