LAJME

Skandaloze: Një burrë i maskuar dhe me çekan, vandalizon posterin e Komandant Lleshit dhe e xhiron veten

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas vandalizimit të posterit që promovon koncertin në kuadër të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

Ai e ka quajtur këtë veprim një sulm të papranueshëm ndaj kujtesës historike dhe kulturës shqiptare.

“Me shqetësim dhe indinjatë kemi mësuar për aktin vandal ndaj posterit që promovon koncertin në kuadër të manifestimit të ‘Ditëve të Komandant Lleshit’. Thyerja e xhamit dhe dëmtimi i këtij materiali nuk është thjesht një sulm ndaj një posteri promovues – është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj kujtesës sonë historike, ndaj kulturës shqiptare dhe përpjekjeve për të nderuar figurat që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë”, shkroi Pajaziti.

Ai shtoi se ky veprim nuk përfaqëson vlerat e qytetarëve të komunës së Bujanocit.

“Ky akt i ulët nuk përfaqëson vlerat e komunitetit tonë të shumëllojshëm, i cili ndërtohet mbi respektin, tolerancën dhe bashkëjetesën. E dënojmë fuqishëm këtë veprim dhe i bëjmë thirrje autoriteteve kompetente ta hetojnë rastin me seriozitet dhe të vënë përgjegjësit përpara drejtësisë.”

Pajaziti përfundoi duke theksuar se manifestimi do të vazhdojë sipas planit.

“Nuk do të lejojmë që akte të tilla të cënojnë frymën e unitetit dhe respektit që përpiqemi të kultivojmë çdo ditë. Manifestimi ‘Ditët e Komandant Lleshit’ do të vazhdojë siç është paraparë – me dinjitet, krenari dhe në nderim të historisë sonë.”

Ridvan Qazimi, i njohur me nofkën “Komandant Lleshi”, ishte një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ai ra dëshmor më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoc i Madh.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago