POLITIKE

Skandaloze: Thirrja e Italisë për ndihmë urgjente ishte injoruar nga të gjitha vendet e BE-së

Ishte një moment i qartësisë së frikshme. Më 26 shkurt, kur numri i italianëve të infektuar me koronavirus po trefishohej për çdo 48 orë, kryeministri Giuseppe Conte kërkoi ndihmë nga vendet anëtare të BE-së.

Spitalet e vendit të tij ishin të stërmbushura. Mjekët dhe infermierët italianë kishin mbetur pa maska, pa doreza dhe pa veshje mbrojtëse dhe ishin të detyruar të zgjedhnin mes pacientëve që do t’i trajtonin për shkak të mungesës së ventilatorëve, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Një mesazh urgjent ishte dërguar nga Roma te Komisioni Evropian në Bruksel. Hollësitë e nevojave të Italisë ishin publikuar në Sistemin për Komunikim dhe Informim të Përbashkët Emergjent. Megjithatë, ajo që ndodhi më pas erdhi si tronditje. Thirrja e pikëlluar hasi në heshtje.

“Asnjë vend anëtar nuk iu përgjigj kërkesës së Italisë ndaj komisionit për ndihmë”, tha Janez Lenarcic, komisioner evropian për menaxhimin e krizave. “Kjo nënkuptonte që jo vetëm Italia është e papërgatitur. Askush nuk është i përgatitur. Mungesa e përgjigjes ndaj kërkesës së Italisë nuk ishte aq shumë mungesë solidariteti. Ishte mungesë e pajisjeve”, tha ai.

Rreth 180,000 qytetarë evropianë, në mbarë zonën ekonomike evropiane dhe në Britani të Madhe, kanë vdekur nga koronavirusi dhe 1.6 milion janë infektuar që nga arritja e sëmundjes së re në Evropë në dhjetor të vitit të kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago