Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në administratën e Trump, John Bolton ka folur edhe një herë për idenë e shkëmbimit të territoreve, për çka nga emisari për dialogun Ricahrd Grenell, u akuzua se kishte qenë ide e tij.
Bollton ka thënë se ai atë kohë ka pranuar atë zgjidhje që do të ishte e pranueshme për palët, qoftë këtu edhe shkëmbimi i territoreve, transmeton Reporteri.
Bolton duke komentuar deklaratat e emisarit të Trump për dialogun, Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se Grenell nuk e ka idenë se për çfarë po flet.
“Ai me të vërtetë nuk e di se për çfarë po flet. Në kohën në fjalë, edhe evropianët po e konsideronin këtë dhe shumë morën pikërisht të njëjtin mendim. Unë e kuptoj nga të tjerët në Ballkan shqetësimin se nëse ndryshohen disa kufij, të gjitha kufijtë janë në rrezik, por mendoj se frika është ekzagjeruar”, u shpreh ai në një intervistë për BIRN.
Kujtojmë se i dërguari special i Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë të mëparshme kishte thënë se ideja e shkëmbimit të kufijve ishte e Bolton dhe jo e Presidentit Trump.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…