LAJME

Skifterët shqiptarë në Mykonos bënë kërdinë! Pamje nga vendi ku fshihnin sendet e vjedhura

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin Mykonos të Greqisë, ndërkohë që po kërkohen tre bashkëpunëtorë të tij, nga të cilët njëri është identifikuar.

Ata akuzohen se kishin krijuar një grup që kryente vjedhje nëpër njësi akomodimi turistike.

Siç përcaktohet nga studimi i mënyrës së tyre të veprimit (modus operandi) dhe përdorimi i kombinuar i të dhënave të mbledhura, autorët kishin formuar një grup kriminal dhe me përbërje të ndryshme, çdo herë kryenin vjedhje në akomodime turistike nga të cilat kanë marrë para, sende me vlerë, veshje, orë dhe sende personale.

Gjatë operacionit u identifikua një zonë e hapur ku banonin përkohësisht në një çadër dhe kishin fshehur sendet e tyre mes shkëmbinjve.

Nga provat e gjetura dhe analiza e të dhënave të rastit janë zbardhur shtatë raste të vjedhjes së parave dhe sendeve, vlera e të cilave llogaritet në mbi 55 mijë euro. Mes viktimave të vjedhjeve është edhe një shqiptare 37-vjeçare. Mes provave të sekuestruara është edhe një armë gjahu e vjedhur në vitin 2022.

Gjatë kërkimit për autorët, efektivët e policisë patrulluese dhe O.P.K.E. dje në orët e para të mëngjesit kanë pikasur të dyshuarit duke lëvizur pranë vendqëndrimit të tyre, të cilët duke parë kontrollin e afërt janë larguar me vrap. Megjithatë, më pas gjatë kontrolleve, u arrit të arrestohej 32-vjeçari Aldo Leshi, i cili u kap teksa tentoi të arratisej. Si bashkëpunëtor i tij është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ariol Nikolli 21 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se janë shqiptarë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago