LAJME

Sllovenia e ka gjetur zgjidhjen, qytetarët nuk do ta ndjejnë krizën me energjinë

Kriza globale e ka prekur edhe Slloveninë, por qeveria atje, e udhëhequr nga një ekspert i energjisë elektrike, Robert Golob, ka marrë hapa konkret për t’ia zbutur krejtësisht qytetarëve rritjen e madhe të çmimeve.

Fillimisht, qeveria sllovene ka miratuar rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit për familjet, klientët e biznesit të vogël dhe klientët e tjerë të mbrojtur.

Kjo masë do të hy në funksion nga 1 shtatori, derisa e njëjta pritet të bëhet në të ardhmen edhe për çmimet e ngrohjes qendrore dhe naftës për ngrohje.

Çfarë do shifrash që do të kap blerja e energjisë elektrike gjatë dimrit, qytetarët do të paguajnë të njëjtin çmim.

Por, sllovenët nuk e kanë lënë me kaq.

Kryetarja e Parlamentit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zhupançiç, ka konfirmuar se tashmë është dorëzuar edhe propozim-ligji për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për produktet energjetike.

Ajo siguroi se po shqyrtohet me procedurë urgjente, njofton televizioni N1.

Komisioni i Financave e ka mbështetur propozimin, po ashtu.

Projekt-ligji parasheh që normat e TVSH-së për furnizimin me energji elektrike, gaz natyror, dru zjarri dhe ngrohje qendrore të ulet nga 22 në 9.5 për qind për të gjithë përdoruesit.

Më vonë, i njëjti propozim është thënë se do të bëhet edhe për karburante.

Në të ardhmen paralajmërohet edhe rregullimi i çmimeve të ngrohjes qendrore dhe naftës për ngrohje.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave , Tilen Bozhiç , ka thënë se vetëm me rregullimin e çmimeve masa e uljes së TVSH-së mund të jetë efektive dhe të reflektohet në çmime më të ulëta për përdoruesit fundorë.

Kjo pasi, nëse hiqet TVSH-ja, por nuk rregullohen çmimet, atëherë shitësit vetëm se përfitojnë për vete dhe prapë në të ardhmen ngritin çmimet.

Ministri ka thënë edhe se deri në fund të vitit do të dëshironte të fillonin një diskutim për ndryshime më të gjera dhe sistematike, jo vetëm të përkohshme, të taksave, duke përfshirë përshtatshmërinë e normave të TVSH-së për produkte individuale.

Për dallim nga Sllovenia, Kosova po përballet me reduktime të energjisë elektrike me intervale të ndryshme kohore, kjo për shkak se kërkesa për energji elektrike është shumë më e madhe se sa kapaciteti i prodhimit të termocentraleve në Kosovës

Arsye tjetër e rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike është edhe për shkak të pamundësive financiare që Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë të blejë energji nga jashtë.

Masa e vetme që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë deri më tani ka qenë dërgimi i disa prej termocentraleve në remont, e që një masë e tillë sipas ekspertëve të energjisë elektrike ishte konsideruar si diçka e zakonshme, e cila në fund të ditës nuk mund të kontribuojë në parandalimin e krizës energjetike e cila natyrisht gjatë dimrit pritet ta rritë intensitetin e saj.

Kritik ndaj Qeverisë së Kosovës për mos-ndërmarrjen e asnjë mase serioze e cila sadopak do të kontribuonte në zbutjen e kësaj krize, ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, por jo vetëm.

Ata madje patën propozuar disa pika të cilat sipas tyre do të mund të përmirësonin situatën aktuale.

Disa nga pikat ishin – përgatitja financiare me kohë, rishikimi i plot i tarifave aktuale, themelimi i bursës energjetike Kosovë-Shqipëri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

1 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago