BOTA

Sllovenia i ndalon hyrjen Dodikut

Qeveria e Sllovenisë ia ka ndaluar hyrjen Millorad Dodikut. Arsyeja nuk është bërë e ditur, por është thënë se bëhet fjalë për një “sekret”.

Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së ekzekutivit zëvendëskryeministri i Sllovenisë, Matej Arqon.

Dodik, në fillim të gushtit, u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Christian Schmidt.

Pas shpalljes së aktgjykimit të formës së prerë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit të Republikës Sërpska.

Që nga prilli, Dodikut i është ndaluar hyrja në Austri dhe Gjermani për shkak të veprimeve secesioniste dhe minimit të Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Procedurat për ndalim të hyrjes në shtet i kanë nisur edhe Polonia dhe Estonia.

Në mesin e korrikut, edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Dodikut përmes raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Bosnjës, për shkak të “retorikës përçarëse dhe politikës secesioniste”.

Bashkimi Evropian deri më tani, për shkak të kundërshtimit të liderit hungarez Viktor Orban, nuk ka arritur të harmonizohet rreth sanksioneve ndaj Dodikut.

Dodik, bashkë me disa zyrtarë të tjerë nga Republika Sërpska, që nga viti i kaluar gjendet në “listën e zezë” amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe cenimit të integritetit të Bosnjës. Sanksionet u vendosën pasi Parlamenti i Republikës Sërpska miratoi ligje me të cilat hidhen poshtë vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të përfaqësuesit të Lartë.

Po ashtu, që nga prilli i vitit 2022 Dodik gjendet në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar.

Dodik, anëtarë të familjes së tij dhe disa kompani të lidhura me ta prej kohësh gjenden në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Shteteve të Bashkuara. Përmes këtyre sanksioneve ndalohen transaksionet financiare me Dodikun dhe me të sanksionuarit e tjerë./ REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago