Sociologia dhe politikania serbe, Vesna Peshiq, në një intervistë për Danasme rastin e 5 tetorit, datë kjo në të cilën para 24 vitesh u shënua rrëzimi i Sllobodan Milloshevqiti nga pushteti, ka folur edhe për çështjen e Kosovës.
Peshiq ka thënë se ndoshta do të ishte ‘drejtësi poetike” nëse Aleksander Vuçiq do të merrte përgjegjësinë për dështimin sa i përket Kosovës dhe ta njihte pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Ajo ka thënë se Koshtunica dhe Tadiq e kanë pasur mundësinë që ta zgjidhnin problemin me Kosovën pasi Millosheviqi kishte dështuar, por thotë se në vend të zgjidhjes, ata e kanë fshehur “nën qilim dhe e lanë të kalbet”. Peshiq thotë se njëri e bëri nga nacionalizmi e tjetri nga oportunizmi.
Sociologia serbe ka thënë se është edhe përgjegjësi e serbëve nga Kosovës meqë ata kurrë s’kanë arritur të formulojnë në mënyrë të pavarur politikat e tyre brenda realitetit dhe shton mbase se njëri ka tentuar, por ishte vrarë.
“Përgjegjësia është e vetë serbëve nga Kosova sepse ata kurrë nuk arritën t’i formulojnë në mënyrë të pavarur interesat e tyre brenda kornizës së realitetit, njëri prej tyre mund të ketë tentuar, por është vrarë”, ka thënë ajo.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…