POLITIKE

Sokol Kollgjini zbërthen Minishengenin, i ngjashëm krejtësisht me Traktatin e Enver Hoxhës me Titon

Kryetari i Shoqatës së Biznesit në Kukës, Sokol Kolgjini, ka shkuar edhe më tej në shpjegimin e kësaj marrëveshje. Ka thënë se pika e parë e asaj marrëveshje ndërmjet Jugosllavisë së Titos dhe Shqipërisë së Enver Hoxhës ishte bashkimi doganor. Pastaj, barazimi i lekut me dinarë.

“Krijimi i shoqërive të përbashkëta për shfrytëzimin e mineraleve, ujërave shqiptare. Shfrytëzimi i gjithçkaje shqiptare”, ka shpjeguar Kolgjini.

Sipas tij, efekti ishte negativ në aspektin ekonomik dhe kombëtar. Ishte zhvleftësuar për disa herë leku për 12 herë. Dhe, në atë kohë, tregu shqiptar ishte blerë nga jugosllavët.

“Në çdo zyrë në institucionet shqiptare ishte një përfaqësues jugosllav”, ka deklaruar ai.

Kolgjini ka treguar se ajo marrëveshje kishte rrënuar edhe idenë për t’u marrë me problemin e shqiptarëve të Kosovës.

Ideja e Minishengenit ballkanik ndërmjet vendeve të Ballkanit ka nisur në Samitin e Novi Pazarit ku nuk kishte marrë pjesë Kosova. Pastaj, kjo ide ka shkuar tutje në Ohër të Maqedonisë, ku Edi Rama kishte lëshuar akuza në drejtim të Kosovës për vetëpërjashtim. Madje, Rama akuzoi liderët kosovarë se po refuzojnë të bëhen pjesë e nismave rajonale që shkojnë në favor të Ballkanit.

Në Kosovë e kanë akuzuar Ramën se po tenton të ringjallë Jugosllavinë e re. Madje, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë thënë se një ide e tillë ka vdekur.

Albin Kurti kishte thënë se Edi Rama është ngutur kur ka pranuar të marrë pjesë në këto Samite pa Kosovën dhe pa u themeluar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

5 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago