Solidarizim i madh nga kosovarët: Në Junik edhe fëmijët po dhurojnë ndihma

Solidarizimi dhe ndarja e dhimbjes me bashkëkombësit në Shqipëri nuk ka munguar për asnjë qastë nga qytetarët e Kosovës, kësaj nisme ju kanë bashkuar edhe qytetarët e e Junikut, të cilët përmes kontributeve të ndryshme duke ndihmuar të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm, që shkaktoj viktima e shumë të lënduar, shkruan Gazeta Metro.

E veçanta e kësaj është se edhe fëmijet po kontribuojnë dhe po solidarizohen me të prekurit nga kjo fatkeqësi.

Atje ka filluar mbledhja e ndihmave qysh nga orët e para të mëngjesit, ndihma këto që me vonë do të nisen për qytetet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.


Kujtojmë se Shqipëria u godit dje nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 ballësh, me ç’rast deri tash fatkeqësisht kanë vdekur 23 persona dhe janë lënduar mbi 650 të tjerë.

Në anën tjetër, të mbijetuarit e kësaj fatkeqësie natyrore, janë vendosur në tenda në stadiumin e qytetit të Durrësit që kanë nevojë për ndihma të vazhdueshme e cila nuk po mungon për asnjë qasët.