Anija kineze pa ekuipazh u ul me sukses në anën e largët të Hënës, një vend i paeksploruar që pothuajse askush nuk përpiqet të shkojë, sipas autoriteteve në Kinë.
Chang’e 6 u ndal në Polin e Jugut-Aitken në orën 06:23 me kohën e Pekinit të dielën në mëngjes, njoftoi Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës, që e përshkroi këtë moment si historik. Këto janë pamjet e para të sjella nga sonda sapo u ul në satelitin e vetëm natyror të Tokës.
Sonda u nis në 3 maj nga qendra hapësinore Wenchang. Gjatë zbritjes, një sistem autonom vizual i shmangies së pengesave u përdor për të zbuluar automatikisht pengesat duke përdorur një kamerë me dritë të dukshme.
Misioni synon të mbledhë 2 kg gurë dhe tokë të çmuar nga ky rajon për herë të parë në histori. Sonda mund të nxjerrë disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Hënës nga një krater i madh në Polin e saj Jugor.
Kina është i vetmi vend që e ka arritur këtë sukses më parë, duke zbritur Chang’e-4 në 2019.
Për shkencëtarët, kjo është një mundësi e artë për të analizuar shkëmbinj nga një zonë krejtësisht e ndryshme e Hënës, pasi shumica e shkëmbinjve të mbledhur deri më tani janë vullkanikë, të ngjashëm me atë që mund të gjejmë në Islandë ose Haëaii.
Por materiali në anën e largët do të kishte një kimi tjetër dhe mund t’u përgjigjet pyetjeve se si formohen planetët, pse formohen koret apo cila është origjina e ujit në sistemin diellor. Nëse misioni ka sukses, anija do të kthehet në Tokë me mostrat e çmuara në bordin e një kapsule të veçantë kthimi.
Kjo është hera e dytë që Kina nis një mision për të mbledhur mostra nga Hëna.
Në vitin 2020, Chang’e 5 solli 1.7 kg material nga një zonë e quajtur Oceanus Procellarum në anën e afërt të Hënës. Kina po planifikon tre misione të tjera pa ekuipazh këtë dekadë, ndërsa kërkon ujë në Hënë dhe heton ngritjen e një baze të përhershme atje.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…