POLITIKE

Sondazhet e reja: Opozitari Kilicdaroglu me mbi 10 për qind më shumë përkrahje se Erdogani

Sondazhet e reja tregojnë se kandidati i opozitës turke për president, Kemal Kilicdaroglu, është duke prirë ndaj presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan, me më shumë se 10 për qind të përkrahjes para zgjedhjeve të 14 majit.

Sipas sondazheve, blloku opozitar, i quajtur “Aleanca Kombëtare”, është duke prirë në garën parlamentare, të paktën 6 për qind para partisë së Erdoganit dhe aleatëve të saj. Partia Demokratike Popullore (HDP), e cila është pro-kurde, mbetet me mbi 10 për qind, raporton agjencia “Reuters”.

Erdogani ballafaqohet me sfidën më të madhe gjatë pushtetit 20-vjeçar pas rënies së përkrahjes popullore gjatë krizës së rritjes së kostos së jetesës. Njerëzit që kanë pësuar nga tërmetet e muajit të kaluar, gjithashtu, janë duke e shqyrtuar besnikërinë e tyre në vendet që deri më tani kanë qenë bastione të partisë së presidentit.

Me këto zgjedhje do të vendoset jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por edhe si do të qeveriset vendi, nga do të drejtohet ekonomia dhe se çfarë roli mund të luajë shteti për lehtësimin e konflikteve në Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Wolfango Piccoli, këshilltar për rreziqe politike dhe bashkëdrejtues i kompanisë “Teneo”, tha se “Aleanca Kombëtare” duhet të paraqesë një front të unifikuar dhe t’u japë votuesve një plan për ta mbajtur momentumin e opozitës deri në zgjedhje.

“Thjesht fajësimi i Erdoganit për gjithçka që është e gabuar, nuk do të funksionojë. Zgjedhjet e kaluara kanë treguar se Erdogani është fenomenal në fushatë, por shenjat e fundit sugjerojnë se ai e ka humbur prekjen e tij popullore dhe aftësinë e tij për t’u lidhur me votues”- tha ai për agjencinë “Reuters”.

Sipas një ankete të kompanisë “Aksoy Research”, të publikuar të shtunën e të kryer më 8 mars, Kilicdaroglu, i cili u emëruar kandidat i opozitës për president më 6 mars, ka përkrahje prej 55,6 për qind, ndërsa Erdogani vetëm 44,4 për qind.

Në bazë të rezultateve të anketës, blloku kryesor opozitar do të marrë 44,1 për qind të votave, ndërsa HDP-ja pro-kurde 10,3 për qind. AKP-ja e Erdoganit dhe aleatja nacionaliste e saj, MHP, do të marrin 38,2 për qind të votave së bashku, sipas sondazhit.

Ipas një ankete të kryer më 6 e 7 mars nga kompania “Alf Research”, Kilicdargolu do të marrë 55,1 për qind të votave, ndërsa Erdogani 44,9 për qind. Partia Popullore Republikane e Kilicdaroglut mori më së shumti përkrahje – 31,8 për qind – ndërsa AKP-ja e Erdoganit vetëm 31 për qind.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago