FOTO&VIDEO

Sot në disa vende në Kosovë mund të shkojnë temperaturat deri në 44 gradë

“Mendimi për Motin” në parashikimin e sotëm ka paralajmëruar vendosje të rekordit të ri të temperaturave. 

Sot, në disa vende temperaturat mund të arrijnë deri në 43 dhe 44 gradë, duke tejkaluar rekordin e vendosur dje në qytetin e Klinës.

Ndërsa nuk përjashtohen edhe rrebeshe shiu.

Postimi i plotë:

Temperatura rekorde priten edhe sot

Dita e djeshme, e premte 25 korriku 2025, do të shënohet si ditë historike në klimën e Kosovës, me temperatura rekorde që  u regjistruan në disa pjesë të vendit.  Sipas IHMK-së, në stacionin meteorologjik në Klinë temperatura maksimale arriti deri në 42.5C.  Deri në orën 16 në Han të Elezit maksimalja arriti në 41.6C,  41C në Rahovec e Suharekë e 40C në Leposaviq. Mjaft të larta deri në orën 14 ishin në Prizren me 40.3C, dhe Gjakovë 40.7C.  38.4C në Prishinë, 39.6C në Gjilan e 39.7C në Kamenicë.  38.8C në Istog e Komoran dhe 38.7C në Skënderaj.  Më në veri nga Mitrovica 39C.  Në aeroportin e Prishtinës u regjistrua temperatura maksimale arriti në 38.1C deri në orën 16.

Deri më tani temperaturat rekorde në vend janë regjistruan në Prizren, prej 40.8C me 25 korrik 1987, si dhe në aeroportin e Prishtinës 40.6C, më 24 korrik 2007.  Temperatura maksimale prej 41C u regjistruan edhe në fillim të javës në Han të Elezit, më 21 e 22 korrik 2025, dhe 40C më 21 korrik në Suharekë.

Temperatura mjaft të larta ditën e djeshme u regjistruan përgjatë rajonit gjithashtu.  42C ishin maksimalet në Shkup.  42.8C në Demir Kapi dhe 43.1C në Gjevgjeli.  Në Shqipëri, në Vlorë u regjistrua temperatura rekorde për këtë qytet, me 42.4C, ndërsa në Sarajevë me 38.9C ishte hera e tretë brenda muajit që thyhet rekordi për muajin korrik.

Për ditën e sotme të shtunën, modelet numerike parashikojnë që temperaturat maksimale në nivel vendi të jenë më të larta se dje, deri në  40C e 41C.  Lokalisht edhe sot ka mundësi të arrinë vlera rekorde prej 42C e 43C, apo në raste më të izoluara 44C.

Hapësira kohore që temperaturat sot të arrinë në vlera ekstreme, është paksa më e kufizuar, meqenëse parashihen zhvillime të vransirave me rrebeshe shiu e bubullima nga mesdita.  Këto rrebeshe që është mjaft e mundshme të zhvillohen përgjatë pjesëve jugore e jugperëndimore të vendit, pritet të shoqërohen me erëra më të fuqishme, me hove prej 20m/s, (70km/h), që ndalojnë rritjen e temperaturave deri në maksimum, zakonisht pasdite më vonë në orën 16 apo 17.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago