FOTO&VIDEO

Sot u përcoll në banesën e fundit e motra, ndërron jetë vajza e vogël e familjes që u plagos nga shpërthimi në Velipojë

Akoma pa u tharë lotët pas përcjelljes për në banesën e fundit të 19-vjeçares që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, familja Gjoka është përballur me një tjetër humbje të madhe.

Motra e vogël e Danielës, Klarisa Gjoka 15-vjeçe ka ndërruar jetë në një spital në Itali ku bashkë me të motrën, vëllain dhe nënën e tyre u dërguan për një trajtim të specializuar mjekësor.

Pavarësisht trajtimit mjekësor, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që pësoi nga shpërthimi i bombolës së kampingut 3-5 kg, mëngjesin e katër korrikut.

Daniela Gjoka, vajza e madhe e familjes mbylli sytë pak ditë më parë ndërkohë që sot u përcoll për në banesën e fundit. Ajo kishte planifikuar që në muajin gusht të kurorëzonte dashurinë në martesë me partnerin e saj.

Ata jetonin në Itali por ishin kthyer në Velipojë për të bërë gati hotelin për të nisjen e sezonit turistik. Nëna dhe tre fëmijët u trajtuan për disa ditë në Tiranë dhe më pas u dërguan në Itali. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës dhe vëllait të dy vajzave që patën fundin tragjik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

11 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

16 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago