Ka mbërritur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë këkresa për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Pritet që Këshilli i mandateve dhe imuniteteve të mblidhet dhe të shqyrtojë kërkesën e SPAK. Ish-ministri Ahmetaj mund të vijë e të flasë duke e kundërshtuar, ose heq dorë nga mandati dhe thjesht këshilli certifikon kërkesën e SPAK.
Koha se kur mblidhet këshilli mandatave caktohet prej kryetares së kuvendit.
Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Fshehje e pasurisë” dhe “Pastrim parash”, në lidhje me dosjen e Inceneratorëve, e po ashtu disa dneoncime personale në emër të ish-zv. kryeministrit.
SPAK ka sekuestruar disa vila që janë pronë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt, pasi dyshohet se janë pasuri që janë ngritur nga aktiviteti kriminal dhe korrupsioni.