Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar me një njoftim zyrtar për arrestimin në Itali të ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Sipas SPAK, Llalla është arrestuar në datën 10.12.2021 nga autoritetet policore italiane dhe më datë 14 dhjetor, SPAK ka dorëzuar tek Ministria e Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e Adriatik Lallës nga Italia në Shqipëri.
“Më datë 13.12.2021 Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori njoftim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, se në datë 10.12.2021, autoritetet policore italiane kanë arrestuar me qëllim ekstradimi në vendin tonë shtetasin Adriatik Llalla.
Sot në datë 14. 12. 2021 Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e shtetasit Adriatik Lalla nga Italia në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…