Një mega operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Sarandë ditën e sotme, ku janë lëshuar disa masa arresti me vendim gjykate. Sipas burimeve aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe deri tani janë ekzekutuar disa prej këtyre masave.
Bëhet fjalë se operacioni i SPAK është zhvilluar për goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020, shkruan A2 CNN.
Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona. Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…