Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale kanë bastisur të mërkurën banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të komentojë rastin. EULEX-i e Behramaj nuk janë përgjigjur në interesimin e KOHËS për çështjen. Policia e Kosovës e ka bllokuar një hyrje të objektit ku banon Behramaj.
Avokati i Behramajt, Artan Qerkini, ka thënë se bastisja ka nisur në mëngjes. “Pa përfunduar s’mund të them asgjë”, ka deklaruar ai.
Ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behrami, e ka cilësuar këtë bastisje si “skandal të paprecedent”.
“Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bënë nder Prokurorisë Speciale!” ka shkruar ai në Facebook.
Thaçi është një nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen nga Specialja për krime lufte.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…