Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me incidentin që ndodhi në Uzinën e Gramshit, të shtunën mbrëma.Peleshi tha se bëhet fjalë për tre të huaj që ndodhen prej disa ditësh në vend dhe se kanë qenë nën vëzhgim.
Ministri theksoi se ende nuk mund të thuhet nëse ata janë blogërë apo agjentë.
‘Gjendja e ushtarakëve është e mirë, sot janë gati për të dalë. Po presim të zbardhet. Ajo që ka ndodhur dhe nga dëshmia e ushtarakëve. Tre shtetas të huaja u janë afruar ish-uzinës ushtarake të Gramshit. Nuk ka aktivitet si godinë. Një prej tyre ka kapërcyer rrethimin në mënyrë të paligjshme. Në këtë moment dy ushtarakët i kanë parandaluar.
Shtetasi rus ka përdorur një spraj dhe pavarësisht lëndimit ushtarakët e kanë ndaluar. Janë ndaluar dy shtetasit e huaja. Më pas janë ndaluar edhe dy shtetasit e tjerë. Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet nuk mund të zbardh më tepër.
Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje se ka dhunë brenda. Nuk bëhet fjalë për një protestë të ligjshme, janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh ’- tha Peleshi.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…