POLITIKE

Sqarohet Gërvalla: Deklaratat se pas luftës ‘ushtarët e UÇK-së kanë vrarë serbë e ish-rivalë të tyre’, janë të gazetarit të NZZ e jo të miat

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se citati se “”Pas luftës, ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre”, janë fjalët e gazetarit të NZZ, Andreas Reich dhe se nuk është deklaratë e saja.

Ndonëse pjesa e shkoqitur është ende në përmbajtjen e intervistës në mediumin zviceran, Gërvalla-Schwarz, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në ‘Facebook’, ka thënë se pjesa e njëjtë e publikuar në mediet kosovare është si “fushatë kundër saj”.

“Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit”, ka deklaruar në reagimin e saj ndër të tjera ajo.

Në intervistën e dhënë për mediumin zviceran, fjalët e Gërvalla-Schwarz ishin se kjo e fundit ka kërkuar që Kosova të merret me krimet e pasluftës, në mënyrë që “të shërohet shoqëria”.

“Kosova duhet të merret me krimet e pasluftes për ta shëruar shoqërinë”, deklaroi në intervistë ajo.

Reagimi i plotë i Donika Gërvalla-Schwarz:

Sqarim:

Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla.

Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit.

Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar.

Natën e mirë!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

2 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

17 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago