Ushtarakë nga Forcat e Armatosura Shqiptare po marrin pjesë me mjetet e tyre në stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë, të quajtur Steadfast Defender 24.
Stërvitja përfshin 90 mijë trupa nga të 31 anëtaret e aleancës, si dhe nga Suedia.
Në këtë fazë të dytë të stërvitjes, NATO bën me dije se 3 mijë ushtarakë dhe 700 mjete të blinduara nga pesë vende anëtare të Aleancës ku përfshihet Shqipëria, Polonia, Turqia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, po marrin pjesë në stërvitjen e quajtur “Hedhja Brilante” që po mbahet në veri të Polonisë në kufi me Rusinë në kuadër të Steadfast Defender 24
Sakaq, qëllimi është të testojë Forcën e Reagimit të shpejtë të NATO-s më konkretisht Task-Forcën e Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) një brigadë shumëkombëshe. Që nga emri kuptohet se trupat e Aleancës dislokohen me shpejtësi në rast të një ofensivë të mundshme në territorin aleat.
Ushtarakët po testojnë aftësitë operacionale se si do ja dilnin “gjatë një skenari të simuluar konflikti me një kundërshtar që i kërcënon”.
Stërvitja përfshin manovra në tokë, det dhe ajër.
“Jam i impresionuar nga ndërveprueshmëria dhe bashkëpunimi i forcave aleate në terren. Në jemi shumë në numër dhe më të përgatitur se kurrë më parë”, ka thënë gjenerallejtënant Jean-Pierre Perrin.
Ndërkohë, mjetet dhe personeli ushtarak i Aleancës janë duke u dislokuar nëpërmjet një skeme komplekse ku përfshihet mënyra e transportit dhe logjistika ku një numër i madh trupash zhvendosen në territore me mijëra kilometra larg.
“Hedhja Brilante” i dërgon mesazhin e fortë se NATO është e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët në rast kërcënimi nga armiqtë.
Gjatë stërvitjes, e cila përfundon në mes të qershorit, do të testohet mbrojtja e krahut lindor i Aleancës i cili është më i rrezikuar.
Pritet të zhvillohen operacione komplekse në disa vende të NATO-s ku kryefjala duket se është në Poloni, në tre shtetet baltike, po kështu priten të zhvillohen stërvitje në fazat e mëtejshme në rajonin nordik, në Çeki, Hungari, Rumani.
Stërvitja po vë në jetë planet e reja të mbrojtjes prej 4 mijë faqesh që u firmosën në samiti i fundit i NATO-s në Vilnius.
Dokumenti strategjik i hartuar nga Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropën, gjeneral Christopher G. Cavoli thekson se çdo aleat e di saktësisht se cilën pjesë të aleancës duhet ta mbrojë nëse NATO-ja sulmohet nga armiku.
Stërvitja është një garanci që tregon se aleanca është gati në rast se lufta zgjerohet dhe vjen më afër kufijve të NATO-s.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…