DOSSIER

Studiuesi: Si tentuan turqit ta vrasin, Pjetër Bogdanin se shkroi librin “Çeta e profetëve”!

Studiuesi Mark Palnikaj i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV foli për figurën e Pjetër Bogdanit, priftit kryengritës shqiptar. Palnukaj flet për kohën kur Pjetër Bogdani solli librin e parë letrar “Çeta e profetëve” me fjalorin e Frang Bardhit dhe gramatikën e xhaxhait të vet Ndre Bogdani. Historiani tregon se si deshën ta vrisnin turqit, Bogdanin sepse nuk ishin dakord me atë që ai kishte shkruar në libër.

“Ndërsa ishte prift në Shkodër, Pjetër Bogdani shkroi “Çetën e profetëve”, librin e parë letrar në gjuhën shqipe me fjalorin e Frang Bardhit dhe gramatikën e parë dhe të humbur të xhaxhit të tij Ndre Bogdani. Pasi e mbaroi së shkruari librin “Çeta e profetëve” e çoi në Vatikan për censurë. Ata i thonë që nuk e lexojnë dot dhe kërkuan ta përkthejë sepse nuk mund ta botonin në gjuhën shqipe. U deshën 10 vjet përkthim, sepse Bogdani e bëri në dy kolona shkrimin, edhe në shqip edhe italisht që të dilnin barabartë kolonat. Pasi e mbaroi, censura e firmosi për t’u botuar. Një mik i veti në Padova ia botoi dhe ia çoi Papës. Turqit u revoltuan shumë me Bogdanin dhe kërkonin që ta vrisnin sepse nuk ishin dakord me ato që kishte shkruar si në atë libër. “Çeta e profetëve” nuk është vetëm një vepër fetare, por edhe një vepër atdhetare. Rëndësia më e madhe e këtij libri ështe sepse është vepra e parë e shkruar në gjuhën shqipe, por edhe sepse ai e ka shkruar në italisht dhe shqip. Ky është një libër që ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe për gjuhëtarët tanë.”, tha zoti Palnikaj në DritareTV.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago