FOTO&VIDEO

Studiuesit zviceranë krijojnë pajisjen që mund ta detektojë koronavirusin në ajër

Studiuesit në Zvicër besojnë se koronavirusi mund të gjendet edhe në ajër, kësisoj, ata kanë krijuar një pajisje që e detekton virusin në hapësirë.

Koronavirusi i ri Sars-CoV-2, sipas studiuesve zviceran transmetohet nga disa pika të vogla, që njihen si ‘aerosol’, apo grimca të lëngshme në ajër, e të cilat mbijetojnë në ajër më gjatë sesa grimcat që lëshohen nga kollitja apo teshtima e njeriut e që po ashtu, shumë shpejtë zbresin në tokë.

Sipas studiuesve, është shumë e mundshme që koronavirusi të transmetohet edhe kur flasim.

Siç njofton Tagesanzeiger, ky njoftim ka dalë nga Instituti Federal Zviceran për Shkencë dhe Teknologji të Materialeve – EMPA , ku një ekip studiuesish i udhëhequr nga nanoteknologu Jim Wang, ka zhvilluar një biosensor optik i cili mund të përcaktojë se sa i lartë është përqendrimi i koronavirusit në ajër. Në të ardhmen, thuhet në këtë njoftim, një sensor i tillë, apo pajisje, mund të përdoret në vendet ku një numër i madh i njerëzve janë në lëvizje, siç janë stacionet e trenave apo edhe spitalet, transmeton Koha.

Studiuesit thonë se ky sensor është shumë i ndjeshëm e veçanërisht mund të zbulojë virusin Sars-Cov-2. Wang bashkë me ekipin e tij, kanë testuar edhe virusin që lidhet me Sars-Cov e që kishte shkaktuar epidemi në vitin 2013.

Porse sipas tyre, pajisja mund të jetë e vlefshme vetëm për të ardhmen pasi ajo do të nisë zbatimin deri në 1 vit, e deri atëherë, pandemia Covid-19 veçse mund të jetë rrafshuar në masë më të madhe nëpër botë. Kësisoj, në një të ardhme kjo pajisje mund të detektojë baktere e viruse të tjera në ajër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

5 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago