Në rajonin Kherson, gjuajtësit ukrainas kundërajror rrëzuan sot një avion sulmues armik Su-25.
“Më 10 tetor, rreth orës 14:30, një avion rus sulmues Su-25 u rrëzua në rajonin Kherson nga një njësi e brigadës së raketave të mbrojtjes ajrore Kherson të Komandës Ajrore Jug”, thuhet në raport.
Forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase shkatërruan 14 raketa Kalibr, Kh-101, Kh-555 mbi rajonin e Mykolaiv dhe 3 të tjera mbi rajonin Odesa.