Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka arritur sukses historik në Lojërat Olimpike.
Xhudistja nga Mitrovica siguroi medaljen e bronztë, gjë që është sukses i jashtëzakonshëm.
Lufta përfundoi pa pikë, por me dy paralajmërime për secilën xhudiste. Në shtesën, pas 1:23 minutave të lojës, Krishto shënoi “Wazarin” dhe praktikisht tashmë filloi të festonte medaljen e bronztë.
Mirëpo, pas rishikimit të videos, xhudistja kroate 22-vjeçare mori një paralajmërim të tretë për kapje nën brez dhe fitorja i shkoi xhudistes së Kosovës.
Natyrisht, kjo fitore ka sjellur shumë ‘vuajtje’ tek mediat serbe, me mediumin B92, që fitoren e Laura Fazliut e cilësoi si ‘vjedhje’.
“Kosova ia ‘vodhi’ medaljen Kroacisë. Në fund, megjithatë, medalja e pestë në histori për Kosovën”, shkruan me hidhërim B92.