Kombëtarja e Kosovës po avancon me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në duelin që po zhvillohet ndaj Islandës në Spanjë.
Ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh të parët duke shënuar qysh në minutën e dytë përmes Ori Oskarrson që realizoi për 1-0.
Pas pësimit të golit, Kosova dalëngadalë filloi ta marrë ritmin e lojës duke kontrolluar kundërshtarin në çdo cep të fushës.
Në minutën e nëntë, Paqarada harkoi në zonë, Rrahmani gjuajti me kokë, por në duart e portierit.
‘Dardanët’ rrezikuan sërish në minutën e 15-të, kësaj radhe përmes Ermal Krasniqit, por ai ishte i pafat pasi gjuajtja e tij përfundoi pak mbi portë.
Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për ta gjetur golin, Kosova e gjeti atë në minutën e 35-të.
Nga një aksion fantastik që kaloi fillimisht në këmbët e Milot Rashicës dhe pastaj tek Leart Paqarada, ky i fundit asistoi tek Vedat Muriqi i cili realizoi për rezultatin 1-1.
Kosova nuk u zmbraps as pas golit të barazimit, duke rrezikuar edhe një herë tjetër portën e Islandës përmes kapitenit Amir Rrahmani i cili në mënyrë akrobatike iu afrua golit.
Po luheshin sekondat e fundit të pjesës së parë kur Milot Rashica bëri një super asistim për Vedat Muriqin i cili realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të Kosovës.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…