Deputetja ukrainase Lesia Vasylenko e ka quajtur sulmin rus ndaj një qendre tregtare në Kremenchuk, një akt tjetër terrorizmi të kryer nga Rusia.
Ajo i tha BBC-së se nuk kishte asnjë objekt ushtarak pranë zonës së shënjestruar nga granatimet, duke shtuar se ky ishte një sulm i hapur ndaj popullatës civile.
Vasylenko thotë se një linjë ndihme është ngritur në stacionin e policisë lokale për të ndihmuar njerëzit të identifikojnë ata që mund të kenë qenë në qendrën tregtare në kohën e shpërthimit.
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se “mbi një mijë civilë” ishin në qendër tregtare kur raketat goditën qytetin.
Vasylenko është shprehur se zyrtarët ukrainas do të kenë një pamje më të qartë sai përket numrin të viktimave, nesër në mëngjes.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…