Huthët në Jemen janë rikthyer në sulmin ndaj anijeve në Detin e Kuq – dhe kanë fundosur dy anije në dy ditë. Të paktën katër anëtarë të ekuipazhit u vranë dhe disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Perëndimi ka frikë se armëpushimi me Trump po shembet dhe Irani po rrit përfshirjen e tij në rajon.
Grupi Huthi i Jemenit ka publikuar pamje nga një sulm që pretendon se e ka kryer ndaj një anijeje të madhe transportuese me emrin Magic Seas, teksa ajo po lundronte nëpër Detin e Kuq, sulm që besohet se ka ndodhur më 6 korrik.
Pamjet tregojnë momente të ndryshme kur anija u godit, përfshirë edhe një bastisje të armatosur të anijes nga anëtarë të grupit jemenas. Zëdhënësi i Huthëve, Yahya Saree, deklaroi se sulmi u krye me “dy barka pa pilot, pesë raketa balistike dhe lundruese, si dhe tre dronë”.
Anija, një transportuese mallrash e regjistruar në Liberi, sipas MarineTraffic shihet në fund të videos e përmbytur plotësisht në ujërat e Detit të Kuq.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…