Sulmi ndaj Iranit herët të premten ka të ngjarë të synohej si një masë hakmarrëse dhe një mesazh paralajmërues.
Kështu ka thënë për CNN një gjeneralmajor i ushtrisë amerikane në pension, Mark MacCarley.
Për ditë të tëra, Izraeli ka “peshuar” përgjigjen e tij ndaj sulmeve të paprecedentë të fundjavës nga Irani, të cilat u nisën si hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Siri në fillim të këtij muaji.
“Izraeli duhet të ruajë vigjilencën e tij” në rast se Irani vendos të përgjigjet me një shfaqje tjetër force, ka thënë gjeneralmajori në pension Mark MacCarley.
“Unë mendoj se ka pasur një proces shumë të qëllimshëm mendimi nga ana e kabinetit të luftës izraelite”, ka shtuar ai.
“Izraelitët duhej të hakmerreshin, por në të njëjtën kohë, brenda asaj hakmarrjeje ishte një mesazh, dhe që ishte, ‘Po, ne mund të sulmojmë. Mos e bëni më. Nëse e bëni përsëri, atëherë gjithçka do të shpërthejë’”.
Ndryshe, hakmarrja e dukshme izraelite vjen vetëm disa ditë pasi Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit, shumica e të cilave u shkatërruan nga Izraeli dhe aleatët e tij.