Pasi hetimet për 6 janarin zbuluan se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka bërë presion të fortë zëvendësit të tij Mike Pence për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ka ardhur edhe reagimi i Trump.
“Një frikacak dhe një robot” e ka cilësuar ai Mike Pence, duke sulmuar kështu dhe tallur ish-zëvendësin e tij, pas dëgjimit publik të komisionit hetimor parlamentar për sulmin në Kapitol.
“Mike Pence kishte një shans të ishte i mrekullueshëm, ai kishte një shans, sinqerisht, të ishte historik, por nuk pati guximin të vepronte”.
Këto deklarata ai zgjodhi t’i bëjë në një forum fetar ungjillor në Nashville, Tennessee, përpara publikut që përfaqëson bazën politike të Pence, në një përpjekje për të minuar shanset e tij në një garë eventuale për Shtëpinë e Bardhë.
Donald Trump ka nisur një sulm verbal të zemëruar në seancat dëgjimore të Kongresit të 6 janarit, duke i hedhur poshtë ato si një “marrëveshje të manipuluar” dhe “gjueti të njëanshme shtrigash”.
Në daljen e tij të parë publike që nga fillimi i seancave televizive, Trump të premten pretendoi pa prova se paneli i Dhomës së Përfaqësuesve e ka ngritur çështjen e tij duke përdorur video të modifikuara dhe deponime të modifikuara në mënyrë mashtruese të dëshmitarëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…