Avokat i Naser Pajazitajt, i cili ishte i dyshuar për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, Ahmet Tahiri ka njoftuar se të hënën pas mesnate është sulmuar klienti dhe familja e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai thotë se sulmi është kryer me armë zjarri nga i cili kanë mbetur të traumatizuar familja Pajazitaj.
“Mbrëmë familja dhe shtëpia e Naser Pajazitajt është sulmuar me armë zjarri rreth orës 02:00 të mengjesit duke traumatizuar Naserin dhe familjen e tij”, shkroi ai.
Gjithashtu, Tahiri i bëri thirrje organeve të drejtësisë që personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar.
“Lusim organet e drejtësisë, perkatësisht Policinë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë që sa më parë të zbulohet ky rast dhe personat që kanë kryer këtë vepër të marrin dënimin e merituar”, përfundoi i njëjti.
Kujtojmë se Naser Pajazitaj, në maj të vitit të kaluar, në rigjykim Gjykata Themelore e Ferizajt e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e Donjetës në Bjeshkët e Strellcit, në Deçan ndërsa në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, Gjykata Supreme e ka liruar nga kjo akuzë.
Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…
Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…
Izraeli thotë se ka vrarë një tjetër figurë të lartë të Iranit, Ali Larijani, në…
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan këtë të martë, më 17 mars, se kanë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Janjevë të Lipjanit. Policia e Kosovës…