Disa persona kanë humbur jetën në një sulm me bomba në një lagje tregtare në Kiev.
Shërbimet e urgjencës në kryeqytet thonë se të paktën katër persona janë vrarë në sulm.
Në një postim në kanalin e tij Telegram, kryebashkiaku i kryeqytetit Vitali Klitschko tha se ekipet e shpëtimit ishin ende duke shuar një zjarr të madh në vendin e sulmit.
Imazhet e publikuara nga BBC tregojnë shërbimet e urgjencës në një operacion shpëtimi në një qendër tregtare në Kiev.