FOTO&VIDEO

Sulmuan Roland Bejkon, reagon PD: Mercenarët e Sali Berishës dhunuan anëtarin e Kryesisë së PD

Partia Demokratike e ka konsideruar këtë të shtunë dhunën e ushtruar ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD, Roland Bejko si një dhunë e mercenarëve të Sali Berishës.

Në një njoftim për mediat, PD thekson se fytyra e Sali Berishës frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.

“E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thuhet në njoftimin për mediat.
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko, nuk është lejuar të futet në seli nga mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Këto të fundit kanë tentuar ta godasin dhe kanë penguar futjen e tij në mbledhjen e orës 11:00 të organizuar nga kryedemokrati, Lulzim Basha.

Fill pas kësaj ai është larguar nga selia.
Bejko në deklaratën e tij jashtë selisë theksoi se, “ishte kërcënuar nga mbështetësit e Berishës, por se nuk kishte frikë nga asnjë”.
“Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të ’91-it. Ishim duke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështes të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë”, paralelizoi deputeti i PD-së.
Sipas tij, e gjithë kjo situatë është një produkt i Sali Berishës.

Mbështetësit e këtij të fundit kanë vijuar ndjekjen e deputeit edhe kur ai ishte jashtë selisë, duke mos e lënë as që të flasi për mediat.
Bejko u shpreh se e njihte personi  që e ka qëlluar.

“Dikur ai ka ngrënë bukë në shtëpinë e time”, tha deputeti duke shtuar se nuk do të ngrejë një kallëzim në Polici.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago