Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore madhështore ndaj Suedisë, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Pas humbjes ndaj Zvicrës, “Dardanët” u rikthyen fuqishëm duke dhuruar një paraqitje spektakolare nga minuta e parë deri në fund.
Kosova zhbllokoi rezultatin në minutën e 26-të me një goditje të saktë të Elvis Rexhbeçajt, që ndezi atmosferën në stadium.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 42-të, Vedat Muriqi pas një kundërsulmi perfekt me Albion Rrahmanin, dyfishoi avantazhin në 2-0.
Edhe në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të fortë e dinamike. Muslija pati një rast ideal për golin e tretë, ndërsa suedezët u përpoqën të reagonin, por mbrojtja kosovare qëndroi e pathyeshme deri në fishkëllimën finale.
Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 3 pikë, pas Zvicrës që kryeson me 6. Suedia mbetet në kuotën e 1 pikë, njësoj si Sllovenia e fundit.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…