LAJME

Sveçla largoi fotografinë e Putinit e Vuçiqit, vjen reagimi i Gjuriqit

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, reagoi nëpërmjet një postimi në “X” për heqjen e një billbordi në Zveçan, ndërsa e krahasoi në mënyrë banale me “huliganët ballkanikë të futbollit” ministrin kosovar të Punëve të Brendshme, duke përmendur disa grupe të tifozëve shqiptarë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të enjten se kanë hequr një billbord të madh në Zveçan, ku ishin shfaqur fotografi të personaliteteve të ndryshme serbe dhe ruse, përfshirë presidentin e Serbisë dhe Rusisë – Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin – nën arsyetimin se simbole të personatve që kanë qasje agresive ndaj Kosovës nuk do të lejohen.

“Askush nuk e priste që Sveçla të jepte diçka më të mirë për qytetarët e Kosovës, përveçse të shkatërrojë billborde. Çfarë mënyrë të shkëlqyer zgjodhi për t’ia kujtuar të gjithëve se kjo është e gjëja e vetme në të cilën është i zoti”, shkroi ai, ndërsa postoi një foto të vjetër ku shihet Sveçla duke demoluar veturat e EULEX-it gjatë një proteste të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Mënyra se si shkatërroi i vetëm veturat e EULEX-it në Kosovë, do ta kishin zili të gjithë huliganët ballkanikë të futbollit – nga KF Ballkani i Suharekës, Intelektualët e KF Dritës deri te Ballistët famëkeq të Shkëndijës së KF Tetovës. Përpara udhëheqës dhe hero i madh!”, shtoi ndër të tjera ambasadori serb në Uashington, i cili ndryshe njihet si korrieri i propagandës serbe.

E përveç presidentit serb dhe presidentit rus, në billbordin e hequr të enjten nga autoritetet kosovare, janë parë edhe fotografitë e diplomatit serb, ish-drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë dhe tenistit serb, Novak Gjokoviç, i cili njihet për thirrjet nacionaliste kundër shqiptarëve të Kosovës dhe mohon gjenocidin serb në Bosnje-Hercegovinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago