LAJME

Sveçla tha se arrestimi i tij është “çështje orësh apo ditësh”, Faton Hajrizi në TikTok: S’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota

Faton Hajrizi, i cili të shtunën u arratis për të nëntën herë, i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, i cili tha se arrestimi i tij është “çështje orësh apo ditësh”, përmes një videoje që ka publikuar në TikTok.

Hajrizi e ka quajtur Sveçlën “Ministër i punëve të kota”, derisa tha se s’mund ta kap kurrë.

“E pyes Sveçlën, i them se kur ke qenë i vogël a ke punuar në furrë a çka është puna se i ke disa orë të furraxhisë. Nuk mund të më kapësh ti mua. Kurrë s’mund të më kapësh o ministër i punëve të kota”, thotë Hajrizi në këtë video.

Sa për Sveçlën, Hajrizi ka thënë se vjen edhe në qendër të Prishtinës.

“Sa për ty, vi midis Prishtinës dhe s’guxon me më dalë hiç, por i shti ata burra, Njësi Speciale, ua the kokën e në fund ti rri në kollare, se ti vet edhe 100 herë me u klonu ti s’mund të më kapësh mua, se s’guxon të më afrohesh ti mua. Ky është mesazhi që ta jap unë ty, Xhelal Sveçla, a çfarë mbiemri falë e ki, mbiemër koti”, tha Hajrizi.

Sipas Hajrizit, ata që do ta kapnin atë “janë në Hagë”.

“Ata të cilët më kishin kapur dhe me marrëveshje, janë në Hagë atje që ua kisha dëgjuar hatrin, jo lepurushët e Vetëvendosjes. Ju njohim mirë kush jeni. Nuk jeni ju që e kapni askënd, hiç”, tha Hajrizi.

Ndryshe, Ministri Xhelal Sveçla tha se arrestimi i Hajrizit është “çështje orësh apo ditësh”.

“Tashmë policia ka bërë angazhimin e saj që të hetojë rastin në plotni, në qoftë arratisjen apo vendndodhjen e tij dhe arrestimin shumë të shpejtë… Policia po punon unë jam i bindur dhe policia shumë shpejt do të vijë me rezultate. Ju po i shihni rezultate e policisë për çdo ditë që të kemi numër minimal të rasteve ku kemi vështirësi në zbulueshmëri, do të thotë zbulueshmëria është maksimale, edhe veprimet e policisë janë jashtëzakonisht efektive. Unë nuk jam shumë i brengosur me këtë duke parë efikasitetin e policisë, është çështje orësh apo ditësh”, ka thënë Sveçla.

Të shtunën e 6 korrikut, pas mesnate, Faton Hajrizi është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë. Policia e Kosovës po atë ditë lëshoi një njoftim duke kërkuar ndihmë për arrestimin e  Hajrizit, që tashmë njihet për ikjet nga burgu.

Tashmë janë bërë publike edhe detajet e ikjes së tij. Ai shfrytëzoi çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur. Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë. Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago