KRYESORE

Synimi i radhës i Putinit është Moldavia e më pas destabilizimi i Ballkanit, sipas inteligjencës ukrainase

Krijimi i një “fronti të dytë” në Moldavi, në rajonin e Transnistrias e më pas destabilizimi i Ballkanit.

Këto janë planet e Vladimir Putinit sipas inteligjencës ukrainase, duke theksuar se Rusia ka zhvilluar një plan shumë të qartë për pushtimin e Moldavisë.

Hapja e frontit të dytë është një pikë e rëndësishme strategjike, sepse mund të shpërndajë në disa drejtime Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, në aspektin gjeopolitik, kjo situatë mundet fare mirë të destabilizojë situatën politike në Ballkan.

Plani i Moskës mund të jetë një i ngjashëm me atë çfarë ndodhi me luftën në Ukrainë.

Fillimisht, sipas njësive inteligjente në Kiev, Putini mund të njohë pavarësinë e Transnistrias, ashtu si njohu pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.

Më pas, ai mund të ndërmarrë një operacion në zonë, për vendosjen e trupave ruse aty.

Akoma më tej, plani afatgjatë mund të jetë ai i shtimit të këtij rajoni nën flamurin rus dhe nën territorin e Federatës ruse.

Me vendosjen e trupave në Transnistria, ajo çfarë mund të arrihet është edhe krijimi i një korridori për lidhur nëpërmjet rajoneve të Khersonit, Nikolaevit dhe Odessas. Por ky do të ishte një skenar shumë ambicioz, duke parë gjasat e pakta që të ndodhë.

Me tensionet në rritje në Moldavi gjithsesi, ku akuza të shumta i janë hedhur Kievit për sulme në Transnistria, sytë e Putinit mund të jenë të kthyer më shumë se sa mendojnë të gjithë për nga Moldavia.

Për të parë, mbetet vetëm nëse 9 maji, mund të jetë realisht data reale e nisjes së luftës.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

19 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago