Tajvani ka thënë se 19 aeroplanë ushtarakë kinezë, përfshirë edhe bombardues nuklearë janë futur në zonën ajrore të saj të dielën, raporton BBC.
Tajvani është ankuar për më tepër se një vit për misionet e vazhdueshme nga forcat ajrore të Kinës në afërsi të ishullit.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit ka thënë se në misionin e të dielës nga forcat ajrore të Kinës u përfshinë edhe katër bombardues H-6 që mund të mbajnë edhe armë nukleare.
Kina e sheh Tajvanin si një provincë të saj të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.
Ministria e Mbrojtjes së Tajvani ka publikuar një hartë që tregon për fluturimin e aeroplanëve në verilindje të Pratasit, më afër bregdetit kinës sesa tajvanez.
Sistemet e raketave ishin në gatishmëri dhe aeroplanët ushtarakë të Tajvanit janë dërguar për të paralajmëruar aeroplanët kinezë.