FOTO&VIDEO

VIDEO/ Katër “rebelë” shkaku, ndërpritet klasikja Brazil-Argjentinë

Para disa minutash nisi klasikja e Amerikës Latine mes Brazilit dhe Argjentinës, por u ndal shpejt për shkak të një incidenti të paprecedentë. Një agjent federal hyri në fushë dhe kërkoi ndërprerjen e ndeshjes.

Më pas, lojtarë të Argjentinës ndërhynë dhe tentuan ta nxjerrin me forcë nga fusha. Në atë moment u krijua kaos dhe dy kampet teknike u kapën me njëri-tjetrin. Ndërkohë, arbitri urdhëroi ndërprerjen e ndeshjes që nuk ka nisur ende.

https://streamable.com/ee27u8

Në momentin e transmetimit nuk ishte e qartë përse u ndërpre ndeshja, por më pas u kristalizua gjithçka. Katër lojtarë, që raportohet të jenë të Argjentinës vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të karantinoheshin disa ditë, sipas rregullave të shtetit brazilian.

Kjo nuk ka ndodhur dhe ata janë në fushë ndaj Brazilit e për këtë ka ndodhur edhe ky pezullim ndeshjes. Brazili kërkon ta vazhdojë ndeshjen nëse lojtarët që kanë thyer rregullin lënë fushën. Nga ana tjetër gjyqtari ndodhet prej minutash në tunel dhe ende nuk ka marrë vendim final.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago