Lidhjet e forta me Turqinë dhe me Presidentin e vendit, Rexhep Tayip Erdogan, kryeministrit Edi Rama i ka konsideruar një pasojë një aleance e miqësie të gjatë.
Në një intervistë për TV5Monde, Rama mohoi që Turqia të ishte një alternativë kundërBashkimit Evropian, nëse ky i fundit nuk u hap dyer Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ndoshta ka alternativa të tjera…Ju keni takuar këtë javë presidentin turk Rexhep Tahip Erdogan në Nju Jork. A po forcohet interesi për Turqinë, në dëm të Bashkimit Evropian?
Edi Rama: Jo. Kjo është bla-bla-bla, në përgjithësi, sepse Turqia është një vend mik i Shqipërisë prej një kohe shumë të gjatë. Me Turqinë, Greqinë dhe Italinë ne kemi një partneritet strategjik dhe miqësia me Turqinë dhe marrëdhëniet me Turqinë nuk janë një alternativë kundër Bashkimit Evropian. Aspak…jo.