Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) e ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).
Myftiu Naim Tërnava tha se vetëm një i çmendur mund të mendoj se BIK-u nuk dëshiron t’i hapë xhamitë, ndërsa theksoi se një gjë e tillë nuk është e mundur aktualisht, shkruan Gazeta Sinjali.
“Vetëm një i çmendur mund të mendoj se Bashkësia Islame nuk dëshiron t’i hapë xhamitë, mirëpo nuk janë krijuar kushte ende për hapjen e xhamive”, tha Tërnava.
Në fund të fjalës së tij, ai shtoi se “Mbi shëndetin e të gjithë neve nuk kemi asgjë”, teksa nuk dha ndonjë paralajmërim për hapjen e xhamive.
Në anën tjetër, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, e falenderoi BIK-un për ndërmarrjen e masave parandaluese qysh në fillim.
“Ne ia shpjeguam myftiut situatën epidemiologjike… BIK ka ndërmarrë ndër masat e para me të cilat kanë parandaluar përhapjen e virusit COVID-19.”, tha Ramadani.
Tutje, ai u shpreh se situata do të përmirësohet dhe do të piqen kushtet për hapjen e xhamive.
“Unë besoj se situata do të shkojë duke u stabilizuar dhe do të piqen kushtet për të shpallur mundësinë e faljes në institucionet fetare.. Ne i përmbahemi rregullave edhe të shteteve të mëdha si Arabia dhe Turqia”, tha Ramadani.
Për hapjen e xhamive, së fundi në Kosovë është nisur një peticion.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…