“Jetojmë në Shqipëri dhe gjithçka mund të ndodhë”…dhe këto pamje e tregojnë më së miri! Mund të duken si video të bëra në vitet 1997 atëherë kur “armët ishin sheshit”, por jo! Janë shkrepur në vitin 2021.
Bëhet fjalë për një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë. Personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale e ka shoqëruar me një përshkrim “Talebanët në Afganistan”, lidhur me zhvillimet aktuale në botë, ku Afganistani është “pushtuar” nga forcat talebane. E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë. Nga sa mësohet dasmori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë më herët është publikuar një video të dasmorëve që zbresin nga makina dhe dalin të kërcejnë, dasmorët bllokojnë qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot. Nuk bëhet fjalë për të njëjtën, por ajo që shihet në pamje është vërtetë shqetësuese, që gëzimi i madh kurrsesi nuk mund ta justifikojë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…