Në Afganistan, nxënëset e shkollës përtej klasës së gjashtë u larguan nga klasat e tyre të mërkurën pas një vendimi të qeverisë së udhëhequr nga talibanët për t’i mbajtur dyert e shkollave të mbyllura për to.
Pavarësisht një vendimi të mëparshëm, ministria e arsimit e talibanëve njoftoi se të gjitha shkollat do të mbeten të mbyllura për vajzat përtej klasës së gjashtë deri në njoftimin e mëtejshëm, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar.
Ndërkohë, një uniformë shkolle për vajza do të dizajnohet bazuar në ligjin e Sheriatit, kulturën dhe traditën afgane.
Nxënëset që prisnin me padurim rifillimin e mësimeve që nga kthimi i talibanëve në pushtet, u zhgënjyen kur u paraqitën për mësim të mërkurën, më 23 mars.
Shumë prej tyre u kthyen në shtëpi me sy të përlotur.
Vendimi tashmë ka ngjallur reagime të gjera.
Të martën, zëdhënësi i ministrisë së arsimit të talibanëve, Aziz Ahmad Royan tha se shkollat do të rihapen për vajzat, por në kushte specifike si ndarja e ndërtesave të shkollave, respektimi i mbulimit të fytyrës me mbulesë dhe mësimi nga mësueset gra.
Në shoqërinë tradicionale afgane, djemtë dhe vajzat tashmë po ndiqnin klasa të veçanta dhe të gjitha nxënëset vajza dhe mësueset duhet të mbajnë mbulesë.
Pas marrjes së pushtetit nga talibanët në gusht të vitit 2021 në Afganistan, janë vendosur më shumë kufizime.
Për shembull, vajzave dhe grave u është hequr e drejta për arsimim, punë dhe liri të lëvizjes./REL/
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…