Silvio Berlusconi më në fundi bëri një dasmë simbolike me deputeten Marta Fascina, me 85-vjeçarin duke treguar kostumin e dhëndrit për të tretën herë, në një ceremoni madhështore, e cila kushtoi rreth 400 mijë euro.
Sipas Dailymail.co.uk, çifti nuk ishin zyrtarisht të martuar – por misteri u zhvillua normalisht – sepse fëmijët e Berlusconit nuk duan që Fascina të fitojë të drejtën e pronës, në rast se ky i fundit vdes.
Megjithatë, një ceremoni u mbajt në Villa Gerneto në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi, ndërsa djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte.
Berlusconi thuhet se ishte i lumtur dhe e quajti Martan një ‘dhuratë nga parajsa’, gjersa gjatë ceremonisë u këndoi të ftuarve dhe u bëri dhurata mbresëlënëse, si ora shumë të shtrenjta.
Vihet re se manjati i medias ishte i vendosur që në fillim për hapin e radhës në marrëdhënien e tij me Fascinan, pavarësisht kundërshtimeve të fëmijëve.
Marta, 32-vjeçare, është deputete e partisë Forza Italia dhe ka jetuar me miliarderin prej afro dy vitesh.
Për Silvion duhet theksuar se kjo është martesa e tretë, pas asaj me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe Veronica Lario.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…