Truprojat e Erion Veliajt nxorën me forcë nga salla disa studentë që kritikuan kryebashkiakun e Tiranës gjatë fjalimit të tij në aktivitetin e thirrur për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë. Veliaj nuk u përgjigj për akuzat lidhur me vrasjen e Ardit Gjoklajt apo betonizimin e Tiranës, por vendosi truprojat përballë të rinjve. Pjesëmarrësit në aktivitet nuk mbanin maska dhe shkelën edhe distancën e protokolleve anti-Covid.
Aktiviteti i planifikuar me regji qendrore nga, Erion Veliaj, për 8 dhjetorin doli nga skenari pasi disa të rinj nga salla ngritën zërin për problemet me të cilat përballen në Tiranë e gjithë vendin.
Akuzat e forta, për argumente që ndër vite janë kthyer në pikëpyetje të mëdha mbi punën dhe profilin e tij politik, si vrasja e Ardit Gjoklajt apo betonizimi i Tiranës nga kullat shumëkatëshe, nuk morën përgjigje nga Erion Veliaj.
Teksa aktivistët e Lëvizjes së Universitetit po ironizonin titullin e akitivitetit me Tiranën si kryeqytetin europian të rinisë, duke theksuar se paguajnë tarifa më të larta se rroga e Kryebashkiakut, përgjigja e Veliajt erdhi nga truprojat, të cilët i vendosi përballë studentëve dhe i përdori për të nxjerrë jashtë kritikët.
Incidenti ka ndodhur teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj po mbante fjalim me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë në një aktivitet të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që aktivitetet e Kryebashkiakut të Tiranës kundërshtohen nga të rinjtë.
“8 dhjetori” i përçarë i PD-së, Berisha mbledh foltoren e fundit: Do e rithemelojmë. Basha: S’e dorëzojmë
Në këtë rast veç pamjeve që flasin vetë për ndërhyrjen fizike të truprojave të Kryebashkiakut ndaj të rinjve, pamjet duken kritike sa i përket grumbullimit të mijëra personave në shkelje të plotë të protokolleve anti-Covid.
Përveç maskave që nuk janë mbajtur në ambient të mbyllur, pjesëmarrësit nuk kanë zbatuar as uljen dhe qëndrimin në distancat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…